Lajme

Balla nga Marshi: Populli i Kosovës i shpall ish-krerët e UÇK-së të pafajshëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë në “Marshin për Liri” në Prishtinë.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti, Balla publikoi pamje, teksa tha:

“Populli i Kosovës i shpall: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin TË PAFAJSHËM”.

Marshi nisi në orën 14:00, teksa përfundoi rreth 1 orë më pas, me fjalime nga organizatorët, nga krerë partish, sikurse edhe nga fëmijë të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Të Ngjashme