Lajme

Basha takon ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin në transport

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka pritur në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, rolin e mërgatës kosovare në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar projekteve konkrete në fushën e transportit, me synimin e avancimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Zvicrën dhe realizimin e projekteve që janë në dobi të qytetarëve./teve1.info/

Të Ngjashme