Policia ka realizuar një bastisje në kulmin e shtëpisë së një të dyshuari mashkull kosovar, ku janë gjetur dhe konfiskuar 200 fishekë.
Rasti është iniciuar nën dyshimin për “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.
