Lajme

Kongresisti amerikan shkruan për takimin me Kurtin: Vazhdojmë të jemi partnerë të Kosovës

Kongresisti amerikan George Latimer ka shkruar për takimin që ka zhvilluar  në New York me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku në fokus kanë qenë çështjet e sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Latimer përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se me Kurtin ka diskutuar për mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund ta mbështesin Kosovën.

“Në Nju Jork, pata mundësinë të takohem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në garantimin e sigurisë dhe sovranitetit të vendit të tij. Ishte një takim produktiv, i përmbyllur me marrjen e një koleksioni pullash përkujtimore për 250-vjetorin, që simbolizojnë festimet e pavarësisë së vendit tonë, ndërsa vazhdojmë të jemi partnerë të Kosovës në mbështetje të pavarësisë, sigurisë dhe sovranitetit të saj”, ka shkruar Latimer.

Të Ngjashme