Lajme

Digjet lokali ku u v’ra shqiptari Pëllumb Islami në Athinë, dyshohet se…

Një lokal në Nea Jonia të Athinës është përfshirë nga flakët dhe është shkatërruar pothuajse tërësisht. Zjarri ka dëmtuar edhe tre banesa që ndodhen mbi ambientin.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes, ndërsa një nga pistat që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme.

Lokali është i njëjti vend ku më 22 shkurt 2023 u vra me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami.

Të Ngjashme