Bashkimi Europian i ka vendosur një gjobë prej 200 milionë eurosh platformës kineze të blerjeve online Temu, pasi në platformë u gjetën produkte të rrezikshme dhe të paligjshme për konsumatorët.
Sipas Komisionit Europian, hetimet zbuluan se Temu kishte lejuar shitjen e lodrave të pasigurta për fëmijë dhe karikuesve elektrikë që nuk kalonin testet bazë të sigurisë.
Autoritetet europiane akuzojnë kompaninë se nuk ka identifikuar dhe analizuar siç duhet rreziqet që këto produkte paraqesin për konsumatorët.
Hetimi ndaj Temu kishte nisur në tetor 2024, në kuadër të rregullave të reja të BE-së për platformat e mëdha online.
Përveç gjobës, Temu duhet të paraqesë deri më 28 gusht një plan konkret masash për të korrigjuar problemet dhe për të përmirësuar kontrollin e produkteve që shiten në platformë.
Nga ana tjetër, kompania ka deklaruar se nuk është dakord me vendimin dhe e konsideron gjobën disproporcionale.
/tiranapost
