Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, ka përshëndetur marrëveshjen VV–LDK dhe kandidaturën e prof. dr. Bekim Sejdiut për President të Kosovës.
Bahtiri u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që interesin shtetëror ta vendosin mbi atë partiak e personal.
Postimi i plotë:
E përshëndes marrëveshjen VV–LDK dhe kandidaturën e prof. dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.
Tani është koha që të gjitha partitë politike, pa përjashtim, ta vendosin njëzëri interesin shtetëror mbi çdo interes partiak e personal.
Sepse shteti nuk është pronë e askujt, është përgjegjësi e të gjithëve. 🇽🇰
Poashtu i bëj apel mediave, si kurrë më parë, që mos ta shtrembërojnë realitetin me tituj tendencioz. Kësaj radhe t’i shërbejnë shtetit e jo dreqit.
