Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, më një postim në rrjetin social “X” ka publikuar një shkrim të Mark Gojcaj.
Ky i fundit parashikon se Serbia do të tentojë që të ofrojë miliona dhe lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet që do të mbahet më 25 tetor në Serbi.
Gojcaj vlerëson se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë e ka përkrahjen nga Rusia që drejtohet nga Vladimir Putin.
“Vladimir Putin ka thënë publikisht se kush shpreson të qeverisë Serbinë pas 25 tetorit. Tani Beogradi kërkon nga Uashingtoni gjysmën tjetër të asaj pamjeje. Mark Gojcaj, nga redaksia jonë në Uashington, paraqet se çfarë po ofron Beogradi në këmbim: dy intervista që lavdërojnë Presidentin Trump, të dyja të rishpërndara në “Truth Social” dhe të transmetuara sërish si lajme në Beograd, 3.2 milionë dollarë të shpenzuara për lobistë në Uashington dhe premtimin për turmën më të madhe që Trumpi ka parë ndonjëherë. Rafineria ende është e Gazpromit. Logjistika e ushtrisë kineze janë brenda strukturave të ushtrisë serbe”, shkruan Kryeziu teksa e citon Mark Gojcaj në një analizë të publikuar në “The Kosovo Dispatch”.
Mark Gojcaj, autor dhe analsit i “The Kosovo Dispatch”, në New York dhe shkruan për politikën e jashtme amerikane, NATO-n dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
“Ne e botojmë këtë shkrim sepse argumenti i tij mbështetet në fakte dhe në atë që ka ndodhur realisht. Përfundimi i tij është diçka që çdo negociator do ta njohë: në një marrëveshje, pagesën e merr përpara fotografisë. Në një marrëveshje, pagesën e merr para fotografisë. Në një mashtrim, fotografia është pagesa”, shkruan ai.
Ndryshe, Kadri Kryeziu është ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe doktor i shkencave juridike.
Në periudhën 2007 – 2008, ish-gjyqtari Kryeziu ishte anëtar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Vladimir Putin has said in public who he hopes will govern Serbia after 25 October. Belgrade now wants the other half of that picture from Washington. Mark Gojcaj of our DC Desk sets out what it is offering in return: two interviews praising President Trump, both reposted on Truth Social and replayed as news in Belgrade, $3.2 million spent on Washington lobbyists, and the promise of the biggest crowd he has ever seen. He then counts what months of sanctions waivers have bought. The refinery is still Gazprom’s. The Chinese army’s logisticians are inside the Serbian military. Washington has a ceremony for Zelensky to show for it. We publish it because it argues from the record, and because its conclusion is one any dealmaker will recognise. In a deal, you get paid before the photograph. In a con, the photograph is the payment. Half a Photograph, by Mark Gojcaj @USEmbPristina @USEmbassySerbia @StateEUR @USEmbRu @USA_China_Talk https://t.co/vwZOSl2imO
— Kadri Kryeziu (@KadriKryeziu) October 4, 2026
