Aktorja Sydney Sweeney, protagoniste në një nga serialet më të shikuara në platformën HBO, “Euphoria”, ka treguar se si reaguan babai dhe gjyshi kur panë skenat e nxehta të saj në një nga seritë.
Në një intervistë për “Sunday Today”, aktorja amerikane tha: “Babai dhe gjyshi fikën direkt televizorin dhe ikën nga dhoma”.
“Nuk i kisha përgatitur fare dhe as nuk i paralajmërova që pas pak minutash do të ishte skena intime ku isha unë protagoniste”, shtoi Sweeney.