Hisen Berisha, anëtarë i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara i miratuar nga Kuvendi i Kosovës e i iniciuar nga PDK nuk e rrëzon aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se nëse dikush ka menduar që ky ligji sjellë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së e kanë gabim.
“Nuk i çel dyer e burgut për ata që po mbahen, nëse dikush ka mendua që i çel e ka gabim. Kufizimi i mandatit a hedhë poshtë verdiktin që është marrë, jo. Ky ligj në vlerësimin tim me këto pretendime që ka, nuk e rrëzon aktgjykimin dhe nuk e shfuqizon përgjegjësinë penale që është konstatuar në këto dhoma”, ka thënë Berisha në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ai ka thënë se nëse propozimet e dhëna nuk e shfuqizojnë aktgjykimin atëherë është mashtrim.
“Në qoftë se kufizimi i dënimit në 15 vjet nuk është rrëzim i aktgjykimit, a nuk është mashtrim. Në qoftë se vuajtja e dënimit në Kosovë nuk është lirim nga burgu, a nuk është mashtrim, në qoftë se falja e presidentes nuk është pafajësi, a nuk është mashtrim”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, prioritet kryesor është zhbërja e Dhomave të Specializuara.
Prioritet mbi prioritetet, objektiv shtetëror është zhbërja e këtyre dhomave.
