Naser Arifi, këshilltar politik i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se e ka hequr fotografinë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.
Arifi e ka shoqëruar veprimin me një deklaratë të publikuar krahas pamjeve, ku ka shkruar:
“Vet e kam ndu kur ka mbajtë parime, vet po e hjeki kur i ka shkelë ato.”
Fotografitë e publikuara nga Arifi tregojnë momentin e heqjes së fotografisë nga ambientet e ministrisë.
Vendosja dhe ekspozimi i fotografisë së Presidentit të Republikës së Kosovës në institucionet publike rregullohet përmes legjislacionit dhe akteve përkatëse shtetërore.
