Premiera e emisionit “Live me Luizin” në Top Channel ka tërhequr vëmendje jo vetëm për debutimin e Luiz Ejllit si moderator, por edhe për një detaj që u vu re gjatë transmetimit: episodi i parë ishte i regjistruar. Kjo solli diskutime në rrjet për përdorimin e fjalës “live” në titullin e programit, pasi shumë shikues e kishin kuptuar si një format që transmetohej drejtpërdrejt.
Por një tjetër detaj që tërhoqi vëmendje ishte prania e Eli Farës në puntatën e parë, veçanërisht pas diskutimeve të shumta që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale rreth videove intime që lidhen me këngëtaren. Ajo ishte mes të ftuarve të mbrëmjes, së bashku me Alketa Vejsiun, Manjola Nallbanin, Sinan Vllasaliun dhe Gjergj Lekën. Pikërisht për shkak të zhvillimeve të ditëve të fundit, prania e saj në emision ishte një nga detajet që mori vëmendje në rrjet.
Të lidhura
None found
Pas komenteve, një ndjekëse ka ironizuar Luiz Ejllin për këtë detaj, duke e pyetur në mënyrë indirekte se ku ishte “live”-i i emisionit. Luizi i është përgjigjur duke shpjeguar se fjala “Live” në titull nuk nënkupton domosdoshmërisht transmetimin e drejtpërdrejtë. “Live me mua janë të ftuarit, pra live me Luizin. Gjithashtu muzika është live”, shkroi këngëtari.
