Lajme

Bilanc i rëndë në trafik: Dy të vdekur dhe 19 të lënduar në 45 aksidente

45 aksidente trafiku janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, dy prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.

Sipas të dhënave, 19 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 24 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë së njëjtës periudhë, janë shqiptuar edhe 1 mijë e 916 gjoba trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Të dhënat pasqyrojnë numrin e aksidenteve dhe masat ndëshkuese të ndërmarra nga organet kompetente gjatë 24 orëve të fundit.

Të Ngjashme