Shkencë & Teknologji

Bitcoin me rënie të lehtë

Çmimi i Bitcoin-it është tregtuar sot rreth 82,750 dollarë, me rënie të lehtë prej rreth 0.18 për qind krahasuar me mbylljen paraprake, përcjell KosovaPress.

Sipas të dhënave të tregut, kriptomonedha më e madhe në botë ka lëvizur gjatë ditës ndërmjet 82,229 dhe 83,196 dollarë.

MarketWatch e kuoton Bitcoin-in në nivelin rreth 82,700 dollarë, ndërsa raportimet financiare ndërkombëtare theksojnë se tregu i kriptovalutave po mbetet i kujdesshëm, pavarësisht rikuperimit të lehtë të tregjeve amerikane.

Të Ngjashme