Lajme

“BKH-ja i gjeti 800 mijë euro në shtëpi Olta Xhaçkës?”, pyetja e gazetarit vë në siklet ekspertin e kriminalistikës: Mund të kemi informacione, por…

Deklarata e deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kishin gjetur 800 mijë euro në banesën e një deputeteje të Partisë Socialiste, është diskutuar edhe në emisionin “Top Story”.

Gjatë debatit të mbrëmshëm, gazetari Bledian Koka e pyeti drejtpërdrejt ekspertin e kriminalistikës, Ervin Karamuço, nëse bëhej fjalë për deputeten Olta Xhaçka, e cila, sipas informacionit të dhënë në emision, është nën hetim nga SPAK.

Pyetja e gazetarit lidhej edhe me pretendimin se Xhaçka po hetohet për trafik armësh, si dhe me shumën e parave që, sipas deklaratës së Këlliçit, ishte gjetur në banesën e saj.

“A është e vërtetë që Olta Xhaçka po hetohet për trafik armësh dhe a është e vërtetë ajo që i janë gjetur në shtëpi 800 mijë euro?”, pyeti Koka.

Karamuço nuk dha një përgjigje konkrete për pretendimin, duke theksuar se jo çdo informacion që mund të jetë në dispozicion mund të bëhet publik. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër spekulimeve për çështje që lidhen me hetimet.

“Ne mund të kemi informacion, por nuk mund t’i publikojmë! Dhe s’mund të spekulojmë”, u shpreh eksperti i kriminalistikës.

Të Ngjashme