Lajme

Buzhala shpërthen ndaj PDK-së: Gjuha ndaj Amerikës dhe Britanisë rrezikon Kosovën

Analisti Viktor Buzhala ka kritikuar gjuhën e përdorur nga PDK-ja ndaj vendeve mike të Kosovës, veçanërisht ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

“Gjuha që po e përdor PDK-ja ndaj vendeve mike dhe më të rëndësishme për Kosovën është brutale dhe rrezikon dëmtim të rëndë të interesave dhe pozicionit të Kosovës”, ka shkruar Buzhala.

Postimi i plotë:

Gjuha që po e përdor PDK ndaj vendeve mike dhe më të rëndësishme për Kosovën si ndaj Amerikës apo Britanisë së Madhe është brutaIe dhe rrezikon dëmtim të rëndë të intetesave dhe pozicionit të Kosovës.

Albin Kurti apo VV kurrë nuk ka përdorë kësi gjuhe dhe akuzohej nga PDK që po i rrënon këto marrëdhënie.

VV e Albini nuk bënin asgjë, asnjë koment, pos vepronin në shtrirje dhe mbrojtje të sovranitetit të vendit kur ata kërkonin që të mos e bënin këtë.

Të Ngjashme