Shëndetësi

Çajrat që ju ndihmojnë në ditët e virozave

Në këto ditë me temperatura të ulëta, çaji është pija që na ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.Më poshtë do të lexoni disa nga çajrat që duhet t’i konsumojmë këto kohë për të luftuar virozat dhe ftohjet e ndryshme.

Çaji i Malit
Të gjithë e kemi shijuar çajin e malit ndryshe quhet Sideritis. Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan.Rrit sistemin imunitar dhe lufton infeksionet. Lufton viruset, mikrobet dhe kërpudhat, qetëson fytin dhe kollën etj.

Çaji i Xhenxhefilit ose Xhinxher
Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina.Kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

TS Poll - Loading poll ...

Çaji i Jaseminës
Forcon sistemin imunitar, lufton bakteret, lufton inflamacionin, ndihmon ne eleminimin e infeksioneve etj.

Çaji i Boronicës
I pasur me antioksidant, me sasi të madhe të vitaminës C. Parandalon infeksionet e rrugëve urinare etj.

Çaji jeshil
Ky çaj me origjinë nga Kina,është i shkëlqyer për të përmirësuar funksionin e trurit dhe djegjen e yndyrnave.Parandalon gjithashtu dëmtimet e lëkurës dhe rrudhat. Çdo ditë e më shumë po futet në dietat ushqimore për efektet e tij dobësuese.

Çaj me kamomil dhe limon
Kamomili dhe limoni janë aleate shume te mire te shëndetit kundër ftohjes përveç lëngut te limonit mund te shtoni edhe lëkurën e tij te grire për t’i dhënë një shije me te forte çajit.