Ushtrimet fizike dhe agjërimi (ushqimi i programuar) janë dy praktika që shpesh lidhen me një stil jete më të shëndetshëm. Studimet e fundit tregojnë se, kur kombinohen në mënyrë të duhur, ato mund të sjellin disa përfitime për trupin dhe metabolizmin.
Si ndikon agjërimi në trup?
Kur trupi kalon disa orë pa ushqim, ai fillon të përdorë rezervat e energjisë, përfshirë yndyrnat e depozituara. Kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e metabolizmit dhe në kontrollin e peshës. Gjithashtu, disa kërkime tregojnë se agjërimi mund të ndikojë pozitivisht në nivelet e sheqerit në gjak dhe në shëndetin e zemrës.
Çfarë ndodh kur ushtrimi bëhet gjatë agjerimit ose ushqimit të kujdesshëm?
Ushtrimet në gjendje agjërimi mund ta shtyjnë trupin të përdorë më shumë yndyrë si burim energjie, sidomos gjatë aktivitetit me intensitet të ulët ose të moderuar. Megjithatë, për aktivitetet shumë intensive ose të gjata, trupi mund të ketë më pak energji të shpejtë, gjë që mund të ndikojë në performancë.
A është kjo metodë e përshtatshme për të gjithë?
Ekspertët theksojnë se efektet e agjërimit gjatë ushtrimeve ndryshojnë nga personi në person. Për disa mund të ndihmojë në humbjen e peshës dhe në përmirësimin e metabolizmit, ndërsa për të tjerë mund të sjellë lodhje ose mungesë energjie.
Për këtë arsye, është e rëndësishme që çdo person të zgjedhë një rutinë që i përshtatet trupit të tij dhe stilit të jetesës.
