ShowBizzz

Çfarë po ndodh mes Dhurata Dorës dhe Noizy-t?

Nëse menduat se kjo verë do të kalonte pa një bashkëpunim të nxehtë midis Dhurata Dorës dhe Noizy-t, mendojeni edhe një herë.

Është bërë me dije se pas bashkëpunimit të tyre të parë shumë të suksesshëm, dyshja shumë shpejt do të vijnë me një tjetër projekt të përbashkët.

Sipas “Prive”, artistët i kanë përfunduar xhirimet e videoklipit që janë bërë në Prishtinë dhe kënga pritet të lançohet ditët e ardhshme.

As Dhurata dhe as Noizy ende se kanë bërë me dije dicka të tillë e mesa duket duan ta mbajnë surprizë për publikun e tyre.

Kujtojmë që bashkëpunimi i tyre “Mi Amor” i publikuar rreth dy vite më parë numëron 125 milion klikime në Youtube.