Ekspertët shëndetësorë kanë bërë të ditur se se fjetja me qenin tuaj rrit mundësinë e transferimit të mikrobeve.
Alejandra Perotti, profesoreshë në shkollën e shkencave biologjike në Universitetin e Reading, tha se marimangat mikroskopike parazitare që jetojnë brenda folikulave të qimeve të t qenve mund të jenë të dëmshme për personin i cili ndanë shtratin me ta, shkruan The Sun.
“Nëse një pronar qeni ka një sistem të dobët imunitar, qoftë edhe përkohësisht, atëherë ai nuk duhet të ndajë shtratin e tij me qenin”, është shprehur ajo.
Paralajmërimi tjetër është që qimet e lëshura në shtrat nga qeni, mund të shkaktojnë edhe acarime të ndryshme në organizëm.