Lajme

Çmime të reja për derivatet në Kosovë, nafta lirohet për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditura çmimet tavan të derivateve të naftës që vlejnë për ditën e enjte.

Sipas vendimit të publikuar, një litër naftë mund të tregtohet me çmim maksimal prej 1.53 eurosh, ndërsa benzina deri në 1.40 euro për litër. Në të njëjtën kohë, çmimi më i lartë i lejuar për gazin është caktuar në 0.68 euro për litër.

Krahasuar me një ditë më parë, qytetarët do ta blejnë naftën pak më lirë, pasi çmimi i saj ka shënuar ulje prej një centi për litër. Ndërkohë, për benzinën dhe gazin nuk është raportuar ndonjë ndryshim i rëndësishëm në çmimet e publikuara për sot.

 

Të Ngjashme