ShowBizzz

Dafina i fshin këngën Beatrixës dhe e heq nga Instagrami, reagon këngëtarja

Dafina Zeqiri ka fshirë nga Youtube këngën e Beatrix Ramosaj me Dj Geek dhe më pas i ka hequr të dy edhe nga Instagrami. Veprimi erdhi fill pasi Dj Geek mbaroi kontratën me ekipin e Dafit.

Menjëherë ka ardhur reagimi edhe nga Beatrix, e cila shkruan se nuk ka hequr asnjë person nga ky rrjet social, duke lënë të kuptohet se ishte Dafina ajo që bëri këtë veprim. Ajo thotë se mes tyre nuk ka pasur asnjë tension e se për të ka pasur vetëm dashuri dhe respekt.

“Nuk kam hequr nga lista e ndjekësve asnjeri. Dua të sqaroj se nuk ka asgjë tjetër përveç dashurisë dhe respektit nga ana ime. Dhe nuk ka pasur kurrë ndonjë tension apo çështje për të cilat jam në dijeni! Por ti bëj atë që di, vazhdo motër!”, shkruan Trixa.

Dafina i fshin këngën Beatrixës dhe e heq nga Instagrami, reagon