Askush nuk do thjesht të punojë për një rrogë. Të gjithë duan kuptim, pasion, krenari dhe kënaqësi në atë që bëjnë. Por kjo nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur faturat shtohen dhe ndihesh sikur ke humbur ose nuk vlerësohesh në punë. Pikërisht në këto momente, shumë njerëz kërkojnë përgjigje kudo që munden… edhe te numerologjia.
Ashtu si astrologjia, numerologjia është një mënyrë për të kuptuar më mirë veten dhe çfarë kërkon realisht nga jeta. Nuk të jep gjithmonë një përgjigje perfekte, por të ndihmon të lidhesh më shumë me atë që je.
Para se të shohësh karrierat që të përshtaten, duhet të gjesh numrin tënd të rrugës së jetës.
Si bëhet?
Shkruaj datën e lindjes me shifra dhe mblidhi të gjitha.
Për shembull: 11/2/1998
1+1+2+1+9+9+8 = 31
3+1 = 4.
Ky është numri yt. Dhe ja çfarë thonë ekspertët për karrierën ku ke më shumë potencial.
Numri 1
Je lider natyral. I pavarur, kreativ dhe origjinal. Nuk ke frikë të marrësh rreziqe dhe të nisësh gjëra të reja.
Shkëlqen në role ku je në krye ose ku krijon diçka nga zero: sipërmarrës, drejtues, menaxher, producent, apo profesione kreative. Nuk funksionon mirë kur të thonë çfarë të bësh, ti je ai/ajo që u thua të tjerëve.
Numri 2
I ndjeshëm, bashkëpunues dhe diplomatik. Ti je “njeriu i njerëzve”.
Shkëlqen në punë ku ndihmon të tjerët: terapi, infermieri, arsim, psikologji. Por edhe fusha si ligji, politika apo shërbimet janë shumë për ty. Ke nevojë për një ambient ku punohet në grup dhe ku ndihesh i/e vlerësuar.
Numri 3
Komunikues i lindur dhe shumë kreativ. Ke dhunti për të sjellë energji dhe gëzim tek të tjerët.
Karrierat ideale: art, muzikë, shkrim, reklamë, media, gazetari. Gjithçka që të lejon të shprehesh dhe të jesh në kontakt me njerëz është për ty.
Numri 4
Disiplinë, organizim dhe punë, këto janë pikat e tua të forta.
Kërkon stabilitet dhe siguri. Profesione si financa, menaxhim projektesh, kontabilitet apo inxhinieri janë perfekte. Je perfeksionist dhe i bën gjërat siç duhet.
Numri 5
I lirë, aventurier dhe gjithmonë në kërkim të diçkaje të re.
Nuk duron monotoninë. Shkëlqen në marketing, shitje, teknologji, turizëm apo çdo punë dinamike. Ke nevojë për fleksibilitet dhe ndryshim konstant.
Numri 6
Kujdesesh për të tjerët si askush tjetër. Je i dhembshur dhe shumë i lidhur me familjen.
Punët që të përshtaten: këshillim, infermieri, punë sociale, mikpritje. Por edhe fusha kreative si moda apo dizajni janë për ty, sepse ke sens estetik.
Numri 7
Analitik, intuitiv dhe gjithmonë në kërkim të së vërtetës.
Shkëlqen në kërkim shkencor, analizë të dhënash, histori, muze, madje edhe hetime. Ke nevojë për thellësi dhe kuptim në atë që bën.
Numri 8
Ambicioz, i fortë dhe i orientuar drejt suksesit.
Karriera ideale: biznes, financë, bankë, pasuri të paluajtshme, ligj. Ke aftësi të mëdha menaxhimi dhe dëshirë për të arritur majat, por kujdes me punën e tepërt.
Numri 9
Humanitar, i ndjeshëm dhe plot empati.
Shkëlqen në profesione që ndihmojnë të tjerët: shëndetësi, aktivizëm, burime njerëzore, gazetari. Ke nevojë të ndjesh që puna jote ka kuptim dhe ndikim.
