LifeStyle

Deklarata – Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja, jam keq

Ferma VIP ka përjetuar një tjetër moment emocional, pasi këngëtarja Vanesa Sono është larguar përfundimisht nga gara, pas një televotimi të fortë që mbajti në tension publikun dhe banorët.

Televotimi, i cili ishte hapur që prej ditës së hënë, solli një përballje të fortë mes disa prej fermerëve më të komentuar të këtij edicioni. Fillimisht, publiku vendosi të shpëtojë Sara, duke e nxjerrë nga rreziku, ndërsa më pas ishte Blerina ajo që siguroi vazhdimin e rrugëtimit në fermë.

Në fund, gara mbeti mes Henri dhe Vanesës, ku rezultoi se këngëtarja ishte më pak e votuara nga publiku, duke i dhënë fund aventurës së saj në këtë format.

Largimi i Vanesës u shoqërua me emocione të forta brenda fermës. Një nga momentet më prekëse ishte reagimi i Indri, me të cilin ajo kishte krijuar një lidhje gjatë qëndrimit në reality show. Indri nuk i mbajti dot lotët pas shpalljes së rezultatit, duke treguar sa e rëndësishme ishte bërë Vanesa për të.

Edhe pjesa tjetër e fermerëve u dukën të prekur nga largimi i saj, pasi Vanesa kishte ndërtuar marrëdhënie të ngushta dhe kishte kaluar momente të rëndësishme me ta gjatë qëndrimit në shtëpi.

Para se të largohej, këngëtarja ndau disa fjalë falënderimi dhe emocioni:

“E kam pasur një ndjesi të çuditshme sot gjithë ditën. Faleminderit që këto ditë kam gjetur njerëz që më kanë dhënë dashuri e mirësi, kam gjetur dashurinë. Ju dua shumë”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Indri reagoi i tronditur:

“Jam keq. Nuk e prisja”

Të Ngjashme