Lajme

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Për ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe vranësira të pakta hera – herës deri mesatare përgjatë relieveve malore ë lindje e juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite.

Vranësira pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve.

Në majat e maleve në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.
🌬Era me drejtim veri – verilindje shpejtësi 8m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri 18m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-4ballë.

Të Ngjashme