Lajme

Sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet një person në Lipjan

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Lipjan, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:48, në Lipjan, transmeton “Bota sot”.

I dyshuari, shtetas kosovar, i cili sipas raportit policor ka probleme psikike, dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Pas incidentit, autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të Ngjashme