Kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trandafilova pritet t’i bëhet një ftesë zyrtare për të raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione të Kuvendit të Kosovës, raporton kp.
Kjo është një iniciativë e parë e një deputeti të Kuvendit të Kosovës për të raportuar Trandafilova në një nga komisionet e Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione nesër (të hënën) do të shqyrtojë për votim propozimin e deputetit të PDK-së, Artan Behrami për dërgimin e një ftese zyrtare për raportim kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trandafilova.
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se mbledhja e këtij komisioni, ku do të trajtohet kjo pikë e rendit të ditës si dhe çështje të tjera, do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 10:00, ani se ishte paraparë të nis në orën 08: 30.
Trandafilova më 29 nëntor 2023 kishte pasur një bashkëbisedim me shoqërinë civile dhe media në Kosovë, e cila u përcoll me protesta jashtë hotelit ku zhvillohej bashkëbisedimi. Protesta ishte organizuar nga PSD-ja e mbështetur nga OVL-UÇK, protestë e cila pati eskaluar.
Ndërkohë një konferencë për media e paralajmëruar gjatë vitit të kaluar i pati dështuar Trandafilova për shkak të protestës së veteranëve pran hotelit ku pritje të mbahej protesta.
