ShowBizzz

Deri këtu arriti puna: Të gjithë e njohin me syze, po ju sigurojmë foton e parë se si Bejta duket pa syze (Foto)

Këngëtari Bejta është një nga banorët e “Big Brother VIP Kosova 5” që ka tërhequr vëmendjen për një detaj të veçantë në paraqitjen e tij: syzet e zeza që i mban pothuajse gjatë gjithë kohës.

Që nga prezantimi në spektaklin e parë, më 30 tetor, artisti është shfaqur me syze, si gjatë hyrjes në shtëpi, ashtu edhe në bisedat e përditshme me konkurrentët e tjerë.

Ky detaj ka ngjallur kuriozitet edhe te banorët, të cilët e kanë pyetur se përse nuk i heq syzet, madje as kur ndodhet në ambientet e brendshme të shtëpisë.

Bejta ka treguar se pas këtij veprimi fshihet një premtim personal që ia ka bërë dikujt, por pa zbuluar identitetin e personit apo arsyen konkrete.

“Syzet e kanë domethënien e një premtimi. Është premtim tepër i thellë, që ia kam dhënë dikujt edhe tash ajo e ka në dorë”, u shpreh ai gjatë një bisede me banorët.

Por, ndërsa brenda shtëpisë vazhdon t’i mbajë syzet, në një fotografi të tij jashtë formatit, Bejta shfaqet pa to, duke treguar një pamje që një pjesë e publikut mund të mos e ketë parë më parë.

Në imazh, këngëtari shihet me flokë të errët, të stiluar ndryshe nga paraqitja aktuale, ndërsa fytyra e tij duket plotësisht pa syze.

Fotografia sjell një krahasim mes pamjes së tij të mëparshme dhe asaj me të cilën është prezantuar në “Big Brother VIP Kosova 5”.

Të Ngjashme