ShowBizzz

Ja si u shndërruan banorët e BBVK 5 për Halloween (Foto)

Mbrëmja e Halloween-it ka sjellë atmosferë ndryshe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, ku disa prej banorëve kanë tërhequr vëmendje me paraqitjet e tyre të veçanta.

Akili u shfaq i transformuar si Joker, me grim karakteristik në fytyrë dhe veshje që i përshtatej personazhit të njohur. Edhe Dioni zgjodhi një paraqitje të fortë, duke u shndërruar në Lucifer.

Ndërkohë, Arlinda u paraqit si vampir, me grim të errët dhe detaje që i dhanë pamje tipike të natës së Halloween-it. Antoneta, nga ana tjetër, u shfaq si e plagosur në kokë, duke kompletuar një tjetër transformim që ra menjëherë në sy.

Pamjet nga festa janë shpërndarë në rrjet dhe kanë marrë reagime të shumta, teksa publiku po komenton jo vetëm lojën e banorëve, por edhe mënyrën si ata kanë zgjedhur të përshtaten me atmosferën e Halloween-it brenda shtëpisë.

Të Ngjashme