Lajme

Dështon konstituimi i Kuvendit sipas afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese

Ka dështuar konstituimi i Kuvendit të legjislaturës së XI-të, e dal nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Afati i fundit kushtetues ishte deri më  7 gusht para mesantës.

Vazhdimi i seancës konstituive i ndërprerë të enjten është thirrë për të shtunën në ora 11:00.

PDK, LDK e Alenaca kishin bërë thirrje që seanca konstituive të mbahet të premten dhe të përfundojë para orës 00:00.

Deputetët e këtyre partive u mblodhën në Kuvend dhe thanë se kanë siguruar numërat për thirrjen e seancës, por sipas tyre dyert e sallës ku mbahen seancat plenare kanë qenë të mbyllura.

Mosthirrja e seancës nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari si deputeti më i vjetër i kësaj legjislature që është nga LVV për të premten është kritikuar përveç nga partitë opozitare edhe nga shoqëria civile e njohës të çështjeve politike.

Të Ngjashme