LifeStyle

Detajet – Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në Palermo – dasmë luksoze tre ditore në shtator 2026

Një nga dasmat më të shumëpritura të vitit 2026 do të zhvillohet në Itali, më saktësisht në Palermo të Siçilisë. Popstarja Dua Lipa dhe aktori e modeli Callum Turner kanë zgjedhur kryeqytetin sicilian për ceremoninë e tyre martesore, e cila pritet të mbahet në shtator të vitit 2026. Zgjedhja nuk është rastësore, pasi çifti ka një lidhje të fortë me këtë qytet, të cilin e kanë vizituar së bashku verën e kaluar dhe që ka lënë mbresa të veçanta tek këngëtarja me origjinë shqiptare.

Sipas burimeve të para, dasma pritet të zgjasë rreth tre ditë dhe është planifikuar të mbahet nga 5 deri më 7 shtator 2026. Ceremonia do të zhvillohet në një nga ambientet më të njohura dhe luksoze të Palermos, Villa Igiea, një hotel prestigjioz me pamje nga deti, i vendosur pranë zonës karakteristike të Arenella-s.

Raportohet se një kat i tërë i hotelit është rezervuar për të pritur të ftuarit ndërkombëtarë që do të marrin pjesë në këtë event të madh, i cili pritet të tërheqë vëmendjen e mediave dhe fansave nga e gjithë bota.

Të Ngjashme