LifeStyle

Detajet – Kufjet me kabllo rikthehen në trend

Shitjet e kufjeve me kabllo po rriten sërish, pasi shumë përdorues po i rikthehen asaj që ofrojnë: zë më të pastër dhe funksionim më të qëndrueshëm.

Pas një periudhe dominimi të kufjeve pa tela, shumë njerëz po kuptojnë çfarë kanë humbur. Kufjet me kabllo ofrojnë cilësi më të mirë audio, pa vonesa, pa nevojë për karikim dhe pa probleme lidhjeje, thjesht i lidh dhe funksionojnë.

Ato konsiderohen gjithashtu më të besueshme: humbasin më vështirë, zgjasin më shumë dhe nuk varen nga bateri që me kalimin e kohës degradohen.

Një tjetër faktor që po diskutohet gjithnjë e më shumë është ekspozimi i vazhdueshëm ndaj Bluetooth-it. Kufjet pa tela qëndrojnë pranë kokës për orë të tëra dhe emetojnë sinjale radiofrekuence në nivele të ulëta. Edhe pse efektet afatgjata mbeten ende objekt debati, disa përdorues po zgjedhin t’i shmangin.

Pra, ndërsa kufjet wireless mbeten praktike, ato me kabllo po fitojnë terren për thjeshtësinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë.

Të Ngjashme