Lajme

Detajet/ Kush është polici i gjetur i vetëvrarë në varrezat e Kukësit (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Morinë, në Kukës, ku një 35-vjeçar është gjetur i pajetë pranë varrezave të fshatit.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 08:25 autoritetet janë njoftuar për ngjarjen. Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet Shaban Hajdari., banues në Prizren, i cili shërbente si efektiv në Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës.

Nga hetimet e para rezulton se 35-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një dëmtimi të shkaktuar me armë zjarri. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, e cila do t’i nënshtrohet ekspertizës në kuadër të hetimeve.

Për zbardhjen e plotë të rrethanave është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale nën drejtimin e Prokurorisë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar i përket pajisjes së shërbimit të efektivit, si dhe për të mbledhur çdo provë dhe informacion që mund të ndihmojë në sqarimin e plotë të rastit.

Të Ngjashme