Lajme

“Dil jashtë të flasim”/ U vra me thikë në fyt, zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar Nurian Dalipaj në Itali, ngjarje që tronditi mbrëmjen e së dielës qytezën Vescovato, në provincën e Cremona-s. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, gjithçka dyshohet se lidhet me motive pasioni dhe një konflikt që kishte nisur prej kohësh.

Në trotuarin e rrugës “Via Bissolati”, përballë lokalit “Bar Centrale” dhe sheshit “Piazza Roma”, njollat e gjakut vazhdojnë të dëshmojnë vendin ku ndodhi përplasja fatale.

Për ngjarjen është arrestuar 32-vjeçari Mattia Miraglia, me origjinë nga Sicilia, shofer dhe banues në Vescovato. Ai akuzohet se goditi me thikë në fyt Nurian Dalipajn, i cili humbi jetën pak më vonë në spital, ndërsa plagosi rëndë edhe vëllain 20-vjeçar të viktimës, duke e goditur në bark. Vetë Miraglia pësoi një dëmtim në dorë gjatë përleshjes dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Maggiore nën mbikëqyrje policore, në gjendje arresti, ndërsa hetohet për veprat penale të vrasjes dhe tentativës së vrasjes.

NEWS  Ngjarje tragjike në vend, një i ri gjendet i mbytur në lumë (EMRI/Foto)Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, konflikti kishte nisur disa orë më herët në një lokal në Cremona, ku punon ish-partnerja e 32-vjeçarit. Rreth orës 23:00, Miraglia shkoi në bar dhe pa të renë duke biseduar me Nurian Dalipajn, të cilin autoritetet e përshkruajnë si mik të vjetër të vajzës, si edhe me një person tjetër që ende nuk është identifikuar.

Hetuesit dyshojnë se Miraglia i kërkoi shqiptarit të dilte jashtë lokalit për të sqaruar situatën. Fillimisht mes tyre pati një debat verbal, por më pas konflikti degradoi në përplasje fizike me grushte. Personat e pranishëm ndërhynë dhe arritën t’i ndanin, duke i dhënë fund përkohësisht sherrit.

Pas këtij episodi, 32-vjeçari u largua me automjetin e tij dhe u kthye në banesën në rrugën “Via Cairoli”, në Vescovato. Megjithatë, ngjarja nuk përfundoi aty.

NEWS  Tragjedi: Babë e bir humbin jetën nga rryma elektrike (EMRAT/Foto)Sipas versionit që po hetojnë karabinierët, pak kohë më vonë para shtëpisë së Miraglias mbërritën Nurian Dalipaj së bashku me dy vëllezërit e tij. Kur dëgjoi mbërritjen e tyre, 32-vjeçari zbriti nga banesa duke mbajtur në dorë një thikë kuzhine dhe u kërkoi të largoheshin. Situata u përshkallëzua sërish në një përleshje, e cila këtë herë përfundoi në mënyrë tragjike.

Pas goditjeve me thikë, tre vëllezërit Dalipaj u nisën me makinë drejt Spitalit Maggiore në Cremona. Nurian Dalipaj mbërriti në gjendje kritike dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Vëllai i tij 20-vjeçar iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet në repartin e terapisë intensive, ku sipas mjekëve gjendja e tij është e qëndrueshme.

Miq të autorit të dyshuar kanë deklaruar për mediat italiane se nuk e prisnin që konflikti të përfundonte me humbjen e një jete. Sipas tyre, shkaku i mosmarrëveshjes ishte një vajzë me të cilën të dy kishin pasur një lidhje në periudha të ndryshme.

NEWS  Përplasje trgjike në Itali, furgoni i kampingut godet ballë për ballë autobusin: gjashtë vitima dhe 27 të plagsurAta pretendojnë se tensionet mes dy të rinjve kishin nisur prej kohësh dhe se rreth një muaj më parë Dalipaj kishte shkuar edhe para banesës së Miraglias, i cili në atë rast kishte njoftuar karabinierët. Sipas miqve të tij, edhe këtë herë ai duhej të kishte kërkuar ndihmën e policisë, por ngjarjet morën një rrjedhë tragjike.

Ndërkohë, komuniteti i vogël i Vescovatos mbetet i tronditur nga ngjarja. Kryebashkiaku Alfredo Gorni është shprehur se bëhet fjalë për një episod të rëndë që nuk përfaqëson vlerat dhe frymën e komunitetit të qytetit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit vijojnë.

Të Ngjashme