Shëndetësi

Disa arsye shëndetësore përse duhet të pini lëng portokalli çdo ditë

Lëngu i portokallit është ndër lëngjet më të njohura në të gjithë botën.

Të pish një gotë me lëng portokalli çdo mëngjes është thuajse po aq popullore sa të pish një filxhan kafe. Kjo pasi mund ta përgatisni shumë lehtë edhe në shtëpi, sidomos në vendet e Mesdheut ku klima e ngrohtë i dhuron agrumeve një shije fantastike. Përveçse shumë i shijshëm, lëngu i portokallit është i pasur edhe në vlera dhe vitamina të shumta. Këto vitamina të shumta që ky frut dhuron ndihmojnë në parandalimin e një sërë sëmundjesh të rrezikshme për organizmin. Ky artikull ju tregon pesë arsye se përse duhet ta fusni lëngun e portokallit në dietën tuaj të përditshme.

I pasur në vitamina dhe minerale

Lëngu i portokalli njihet si një burim i madh i vitaminës C, por jo vetëm. Ky lëng përmban me shumicë folate, kalium, magnez dhe proteina. Të gjitha këto vitamina dhe minerale ndihmojnë në shëndetin e mirë të trupit dhe të gjithë organizmit.

Antioksidant

Një ndër vetitë e fshehura të këtij lëngu është edhe vetia për të mbajtur nën kontroll radikalet e lira të trupit. Pra rregullon dhe balancon ato që quhen si shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës, diabetit apo sëmundjeve kancerogjene. Lëngu i portokallit përmban një sasi të madhe antioksidantësh siç janë flavonoidet apo kartenoidet. Duke e bërë një burim fantastik vitaminash dhe mineralesh.