Për foot fetish (tërheqje seksuale ndaj këmbëve të dikujt) besojmë se keni dëgjuar dhe pas këtij artikulli do ju duket shumë e zakonshme. Bëhuni gati të lexoni këto fiksime të tjera seksuale tepër të çuditshme dhe ~të shpifura~ për të krijuar eksitim, por ja ku jemi, mesa duket ndodh më tepër seç mendojmë:
Necrophilia – Eksitimi nga trupa të vdekur. Po, siç e lexuat…
Coprophilia – Eksitimi nga jashtëshqitja. Ju thamë që në fillim që do habiteshit.
Frotteurism – Eksitimi nga prekja e organit gjenital të dikujt tjetër në ambjente publike që mund të ndodhë edhe kështu përciptazi me justifikimin që thjesht po kalonte aty dhe e bëri padashje.
Lithophilia – Eksitimi nga gurët dhe zhavorri.
Actirasty – Eksitimi nga rrezet e diellit, ka shumë vitaminë D. Prandaj.
Xylophilia – Eksitimi nga druri. Wow!
Gerontophilia – Eksitimi nga personat në moshë.
Agalmatophilia – Eksitimi nga statujat, manekinët, kukullat.
Formicophilia – Eksitimi nga insektet. Këtu s’ka koment askush nga ju besojmë.
Stygiophilia – Eksitimi nga mendimet e ferrit dhe mallkimet.