Më në fund keni marrë atë nxirjen e përsosur të bronztë që keni dëshiruar çdo verë, por tani keni një problem tjeter: si ta mbani atë sa më gjatë të jetë e mundur. Ja disa disa këshilla se si të keni sukses per këtë.
Kur lëkura juaj nis te bjere, edhe ngjyra zhduket, mbani gjithmonë një krem mbrojtës me një faktor 30 deri në 50, në varësi të tonit natyral të saj.
Hidratoni lëkurën tuaj rregullisht dhe pini shumë ujë
Për të parandaluar dehidratimin e lëkurës, i cili ndikon keq në ngjyrën e saj, është e rëndësishme që pas çdo dushi ta hidratoni mirë me një krem të përshtatshëm. Kjo do të parandalojë që ajo të thahet dhe të skuqet, thote Telegrafi. Lëkura është e hidratuar edhe nga brenda – marrja e ujit është gjithashtu e dukshme në fytyrën dhe trupin tonë. Rekomandohet të pimë të paktën 2 litra ujë çdo ditë, veçanërisht në mot të nxehtë kur vazhdimisht humbasim shumë lëngje.
Bëni piling dy ose tre herë në javë
Edhe pse mund të mendoni se pilingu i lëkurës tuaj do ta largojë ngjyrën më shpejt, në fakt është krejtësisht e kundërta. Qelizat e vdekura në sipërfaqen e lëkurës tuaj mund të zvogëlojnë shkëlqimin e saj, kështu që është e rëndësishme që të bëni piling rregullisht. Melanina në qelizat e lëkurës (që është ajo që në fakt e bën lëkurën tuaj të nxihet) nuk ndikohet nga pilingu, sepse melanina është në epidermë, shtresa më e thellë e lëkurës. Mund të blini piling ose ta bëni vetë duke përzier sheqerin kaf me pak vaj.
Dush me ujë të ftohët
Një dush i ftohtë zgjon dhe freskon, por gjithashtu ruan një ngjyre të nxirë. Uji i nxehtë shkatërron pengesën natyrale të lëkurës dhe largon vajrat që në fakt ndihmojnë që ngjyra të qëndrojë më e errët. Dushi me ujë të ftohtë, veçanërisht larja, është përgjithësisht më e mirë për një pamje më të shëndetshme të lëkurës sonë. Në verë, nuk ka asnjë arsye për të mos e provuar këtë metodë.
Hani ushqime të pasura me beta-karoten
Bukuria e lëkurës vjen nga brenda – kështu që dieta juaj ndikon edhe sa do të zgjasë nxirja juaj. Beta-karoteni është një përbërje kimike organike, e sintetizuar që përmban një pigment të kuq-portokalli që gjendet në shumë fruta dhe perime. Ushqimet që e kanë janë: patatet e ëmbla, mangot, karotat dhe kungujt. Disa studime madje kanë treguar se ngrënia e sasive të mëdha të këtyre ushqimeve në fakt e bën lëkurën më të errët.
Truket shtesë
Edhe një ngjyrë bronzi e zbehur mund të “ringjallet” duke mbajtur veshje me ngjyra të çelura, kryesisht të bardha. Por nuk është e vetmja ngjyrë që do t’ju ndihmojë. Çdo ngjyrë pastel nga blu në rozë e zbehtë do të ndihmojë në nxjerrjen në pah të lëkurës tuaj pasi këto nuanca ndihmojnë në nxjerrjen në pah të toneve të ngrohta të lëkurës tuaj. Nëse keni flokë të errët dhe një nuancë lëkure ulliri, veshja e zezë do të theksojë tonet e arta të ngjyrës suaj. Ju gjithashtu mund të “mashtroni” pak dhe të zgjasni kohëzgjatjen e ngjyrës së lëkurës suaj verore me ndihmën e një vetë-nxirjeje. Ato janë të lehta për t’u përdorur: kremra te tille mund t’i aplikoni menjëherë pas dushit të mëngjesit. Ngjyra delikate e nxirjes së rreme do t’i japë lëkurës tuaj një shkëlqim shtesë. Aplikimi i këtyre preparateve çdo dy ditë është mënyra më ideale për të përmirësuar ngjyrën tuaj natyrale dhe për të shmangur shfaqjen e vijave ne ato pjesë të lëkurës që nuk janë prekur nga dielli.