Lajme

Djali i vetëm i familjes lezhjane, sot i jepet lamtumira e fundit: Del FOTO e 19-vjeçarit që humbi jetën te “Trauma”

Pas një dite në luftë me vdekjen në Spitalin e Traumës, 19-vjeçari lezhjan Indrit Shyti, nga fshati Gurëz, nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve të marra si pasojë e aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Mbikalimit të Spitalit Memorial.

Mesditën e sotme mes lotësh e dhimbjesh të riut do t’i jepet lamtumira e fundit.

19-vjeçari ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Volkswagen”, kur humbi kontrollin mbi mjetin dhe përfundoi në kanalin anësor të rrugës, çka i shkaktoi atij plagë të cilat i morën jetën në lule të rinisë.

Indriti nuk mund t’iu mbijetonte plagëve pavarësisht ndihmës që mori te Spitali i Traumës në Tiranë, duke lënë pas një dhimbje të papërballueshme për dy prindërit Mhillin e Vojsavën dhe tre motrat Marisën, Ambrën dhe Marinën.

Mes lotësh e një dhimbje që nuk ka shërim, familja Shyti do të përcjellë nesër për në banesën e fundit djalin e shtëpisë.

Të Ngjashme