ShowBizzz

Djali ndodhej brenda, përfshihet nga flakët apartamenti i çiftit të njohur shqiptar

Apartamenti i çiftit Mihrije Braha dhe Naim Abazi në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express këngëtari Naim Abazi, duke treguar se në momentin e shpërthimit të flakëve në shtëpi ndodheshin djali i tyre Platori dhe partnerja e tij, Tringa.

Fatmirësisht dëmtime të personave nuk ka pasur ndërsa më ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe policëve zjarri është shuar.

“Po është djegë po kemi kemi shpëtu mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi për Express.

I pyetur se cili ka mundur të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj, “si duket rryma”.

Abazi nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale.