Kuriozitete

Djali varros babain me gjithë BMW-në me zero kilometra

Një burrë nigerian e ka varrosur babanë e tij në një BMW të ri, në vend të një arkivoli, për ti përmbushur premtimin.

Djali i pasur, i identifikuar vetëm si Azubuike, humbi babanë e tij, në pleqëri, por sipas raporteve lokale gjithmonë i kishte premtuar atij një ditë se do të kishte një makinë të shtrenjtë.

Ai nuk mundi ta bënte këtë kur ishte gjallë, kështu që vendosi ta varroste babanë e tij me një BMW krejt të re, në vend të një arkivoli në një varrezë lokale.

Ngjarja ndodhi në fshatin e largët të Ihiala, Nigeri, Azubuike raportohet të ketë blerë veturen 66,000 £. Një foto nga funerali është bërë virale në internet.

Sipas NAIJ.com, vendasit u dëgjuan duke thënë se BMW-ja është e pajisur me Sat Nav për të ndihmuar babain të gjejë rrugën drejt portave të parajsës. I biri ka nderuar të atin me një udhëtim luksoz drejt parajsës.