Lajme

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

Në Sekretariatin e LDK-së janë dorëzuar nënshkrimet për Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj.

Disa degë e nëndegë kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ilir Ferati anëtar i Kryesisë së partisë të martën ka thënë se në momentin që deponohen nënshkrimet do të shqyrtohen me seriozitetin më të madh.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i kishte quajtur nisa të njëanshme mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e tij, por që kishte thënë se ato të shqyrtohen me seriozitetin më të madh nëse deponohen.

Abdixhiku i pati mbijetuar votëbesimit më 31 janar, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Teve1.info ka dërguar pyetje në LDK dhe është në pritje të përgjigjes.

Të Ngjashme