Me sa duket sërish ka krizë mes Vivien Thano dhe reperit Getinjo. Shkak për këto thashetheme janë bërë veprimet e fundit të dyshes. Ata kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, madje kanë fshirë edhe fotot bashkë, përveç fotos së fundit të realizuar në një dasmë, e cila ka ngelur në profilin e Vivit.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja kanë vepruar njësoj madje edhe deklaruan ndarjen.
Çifti shpejt u ribashkua dhe mbase një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe kësaj radhe, duke hedhur pas krahëve krizën që po kalojnë.