Analisti politik Xhavit Drenori ka reaguar pas takimit mes Ramiz Lladrovcit dhe Glauk Konjufcës.
Përmes një postimi në Facebook, Drenori ka lënë të hapur mundësinë për një ndryshim të situatës politike, duke pyetur: “Mos po thyhet akulli…?”
Ai ka bërë thirrje për vendime politike që, sipas tij, duhet të jenë të mençura, të guximshme dhe me vizion për të ardhmen.
Drenori i është drejtuar edhe PDK-së, duke kërkuar që kjo parti të reflektojë dhe të marrë përgjegjësi në momente që ai i konsideron vendimtare.
“Mos po thyhet akulli…?🧊
Ka ardhur koha për vendime të mençura, të guximshme dhe me vizion për të ardhmen.
PDK-ja duhet të reflektojë, të marrë përgjegjësi dhe të veprojë në momentet vendimtare.
Historia nuk pret. Koha është për vendime!”, shkruan ai në Facebook.
