ShowBizzz

Dua Lipa drejt Sanremos 2027?

Dua Lipa mund të jetë një nga emrat e mëdhenj ndërkombëtarë që do të ngjitet në skenën e Festivalit të Sanremos 2027.

Sipas raportimeve të mediave italiane, këngëtarja shqiptare është në negociata për të bashkëprezantuar festivalin me drejtuesin e ri artistik dhe prezantuesin Stefano De Martino.

Negociatat raportohet se kanë avancuar, ndërsa De Martino synon ta shndërrojë edicionin e ardhshëm të Sanremos në një spektakël me profil sa më ndërkombëtar.

Dua Lipa nuk është e panjohur për publikun e Sanremos.

Ajo ishte e ftuar në Festivalin e vitit 2020, kur performoi hitin “Don’t Start Now”, në një spektakël të shoqëruar nga tetë balerina.

Ende nuk dihet nëse këngëtarja do të jetë pjesë e natës së parë, finales apo një prej mbrëmjeve të tjera të festivalit.

Vendimi do të varet edhe nga axhenda e saj artistike.

Përveç Dua Lipës, në skenën e Aristonit pritet të shfaqen edhe emra të tjerë.

Një prej tyre është Brenda Lodigiani, bashkëpunëtore e De Martinos në programin “Stasera tutto è possibile”.

Ndërkohë, mediat italiane kanë përmendur edhe një rikthim të mundshëm të Maria De Filippit.

Të Ngjashme