ShowBizzz

Dua Lipa duket më se e dashuruar në krahët e të dashurit të ri

Dua Lipa dukej më e dashuruar se kurrë teksa u shoqërua me të dashurin e ri Romain Gavras në Hotel du Cap-Eden-Roc gjatë Festivalit të Filmit në Kanë të dielën.

Këngëtarja 27 vjeçe, u pa në krahët e të dashurit të saj të ri, ndërsa çifti ecte nëpër hotelin e tyre.

Ajo ishte e gjitha e buzëqeshur teksa foli me regjisorin, i cili është ish-i dashuri i Rita Orës, në një ballkon, pasi konfirmuan lidhjen e tyre në muajin mars.

TS Poll - Loading poll ...

Çifti që deri më tani e kanë mbajtur lidhjen e tyre shumë private nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa ecnin bashkë.

Këngëtarja e hitit “New Rules” kishte veshur një palë xhinse xhins të kaltra dhe sipër tyre një bluzë të zezë.

Ndërkohë Romain ishte veshur me një këmishë të kaltër gjysmë të zbërthyer të cilën e kombinoi me një palë pantallona të shkurtra.