Dua Lipa ka festuar 28-vjetorin duke mbledhur familjen, miqtë dhe partnerin e saj në një darkë luksoze në Ibiza. Ka qenë vetë Dua, e cila ka ndarë sot pamjet nga darka buzë pishinës, në praninë e njerëzve të saj më të dashur.
Në këtë ditë speciale, Dua zgjodhi një fustan të kuq, me një të çarë tek këmbët, me mëngë të gjata dhe shumë varëse në qafë.
Mes fotove të shumta, bie në sy një foto e saj me Romain Gavras, me të cilin prej disa muajsh është në një lidhje dhe shihen kudo bashkë.