Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në lagjen nr. 1, në Durrës.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, kur shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka gjetur të pajetë shtetasen me inicialet E. S..
Sipas informacionit paraprak të policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 25-vjeçares.
Në apartament është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së 25-vjeçares, si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
