Lajme

Dy të arrestuar për sulmin ndaj Mehanit në Skenderaj, Lushtaku s’i përgjigjet ftesës për intervistim

Dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për sulmin fizik ndaj kryetari të Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehana.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuari me inicialet E.L dhe B.N janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Sipas këtij institucioni, janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë dëshmitarë si dhe dy të dyshuarit.

Ndërkaq sa i përket Sami Lushtakut, Prokuroria ka thënë se i njëjti akoma nuk është përgjigjur ftesës për intervistim.

Përpos Lushtakut, në Prokurori nuk është paraqitur as edhe i dyshuari Kushtrim Haziri.

Të Ngjashme