Lajme

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave në fshatin Ozdrim të Pejës.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Rugova tutje ka bërë të ditur se njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./teve1.info/

Të Ngjashme