Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Saranda ku ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Entjola Budo, i plagosur në gjendje të rëndë ka ngelur Thimjo Rubati, i cili është transportuar në spitalin e Sarandës dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.
Dyshimet e para janë për një atentat të organizuar, ku dy persona me motor dyshohet se e kanë qëlluar 50-vjeçarin, i cili ndodhej në automjet.
Policia ka blinduar hyrjen dhe daljet e qytetit.
Thimjo Rubati është një person me precedentë të shumtë penalë, për trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje dhe i skeduar për trafik mjetesh motorike./Top Channel

